Vlerësimi i UEFA-s, ja kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Skënderbeu – Partizan Beograd

Gledi Mici u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes Skënderbeu - Partizan Beograd në Europa League.

Sport

20/10/2017 06:58

Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Partizanit të Beogradit 0-0, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ku munguan rastet e shumta.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë publike para pak minutash dhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, i cili u shpall mbrojtësi i majtë i korçarëve Gledi Mici, përcjell “Panorama Sport”.

Fieraku zhvilloi një ndeshje të kënaqeshe, ku nuk munguan inkursionet e tij në krah, si dhe duelet e shumta të fituara ndaj kundërshtarëve. Mici u ndëshkua në minutën e 93-të me karton të verdhë pas një zënkë me Zoran Tosiç.