Vlerësimet e futbollistëve: Real Madrid – Atletico Madrid

Real Madrid fitoi finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit me rezultat 4:1, pas vazhdimeve. Por, kush luajti më mirë e kush më keq në dramën e Lisbonës? Lexoni vlerësimet.

Sport

25/05/2014 01:12

Mbrojtësi Sergio Ramos është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Reprezentuesi spanjoll shpëtoi skuadrën e tij nga humbja duke barazuar rezultatin në minutën e 93-të dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime ku Los Blancos shënuan edhe tre gola të tjerë dhe fituan trofeun e dhjetë, historik, të Ligës së Kampionëve.

Por, si u vlerësuan të tjerët?

Real Madrid: Casillas 3 (futbollisti më i dobët); Carvajal 6, Sergio Ramos 8 (futbollisti i ndeshjes), Varane 6, Coentrao 5; Modric 7, Khedira 4, Di María 8; Bale 6, Ronaldo 6, Benzema 5.

Atletico Madrid: Courtois 6; Juanfran 6, Miranda 7, Godín 7, Filipe 5; Gabi 6, Tiago 6; Raúl García 6, Koke 6; Villa 8, Diego Costa (pa notë).