Vlerësimet e futbollistëve: Real – Bayern

Real Madrid mposhti Bayern Munichun me rezultat 1:0, falë golit nga Karim Benzema. Dhe, pikërisht sulmuesi francez u zgjodh futbollisti i ndeshjes. Por, kush ishin futbollistët e tjerë më të vlerësuar të ballafaqimit në Santiago Bernabeu?

Sport

24/04/2014 00:28

Real Madrid mposhti Bayern Munichun me rezultat 1:0 në Santiago Bernabeu, në duelin e parë të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos ndëshkuan kampionin në fuqi nëpërmjet një kundërsulmi efikas të konkretizuar nga Karim Benzema në pjesën e parë.

Por, çështja e fituesit ende nuk ka përfunduar dhe finalistin do ta mësojmë pas duelit të kthimit në Allianz Arena të martën. Por, kush ishin futbollistët më të dalluar nga dueli i parë?

Real Madrid: Casillas 7, Pepe 8, Ramos 8, Coentrao 7, Alonso 8, Carvajal 7, Modric 7, Di Maria 6, Isco 6, Ronaldo 6, Benzema 8 (futbollisti i ndeshjes).

Bayern Munich: Neuer 6; Rafinha 5, Boateng 5, Dante 5, Alaba; Lahm 7, Schweinsteiger 6, Kroos 7, Robben 6, Ribery 5, Mandzukic 6.