Vlerësimet e futbollistëve: Man City – Aston Villa

Manchester City mposhti Aston Villan me rezultat 4:0 dhe iu afrua titullit të kampionit në Premierligë, një xhiro para fundit. Kush ishte futbollisti i ndeshjes në Etihad Stadium? Lexoni vlerësimet.

Sport

08/05/2014 00:21

Manchester City është shumë pranë realizimit të objektivit.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini mposhti Aston Villan me rezultat 4:0 dhe u shkëput në dy pikë epërsi ndaj Liverpoolit në krye të Premierligë, një xhiro para fundit.

Edin Dzeko shënoi dy gola kurse Stevan Jovetic dhe Yaya Toure shtuan nga një tjetër për vendasit.

Kush ishin më të dalluarit e sfidës?

Man City: Hart 5, Zabaleta 8 (futbollisti i ndeshjes), Kompany 5, Demichelis, Kolarov 5, Garcia 5, Yaya Toure 6, Milner 5, Silva 6, Nasri 5, Dzeko 8.

Aston Villa: Guzan 6, Lowton 5, Vlaar 5, Clark 4, Baker 5, Bertrand 3 (futbollisti më i dobët), Westwood 5, Delph 5, El Ahmadi 4, Weimann 5, Bowery 5.