Vlerësimet e futbollistëve: Everton – Man City

Manchester City mposhti në udhëtim Evertonin me rezultat 3:2, dhe mori kryesimin në Premierligë. Kush ishte futbollisti më i dobët dhe ai më i mirë në sfidën në Goodison Park?

Sport

03/05/2014 22:25

Manchester City shënoi fitore të madhe në udhëtim te Everton me rezultat 3:2 dhe u ngjit në pozitën e parë në Premierligë, ndonëse ka pikë të barabarta me Liverpoolin, por golaverazh më të mirë se Reds.

Triumfi në Goodison Park ishte shumë i rëndësishëm për Citizens.

Kush ishin më të dalluarit e ballafaqimit? Lexoni vlerësimet.

Everton: Howard 5; Coleman 6, Stones 5, Jagielka 5, Baines 6; Alcaraz 3 (futbollisti më i dobët), McCarthy 5; Osman 6, Barkley 8, Naismith 5; Lukaku 6.

Manchester City: Hart 8; Zabaleta 6, Kompany 6, Demichelis 6, Clichy 7; Garcia 6, Yaya Toure 6; Milner 7, Aguero 6, Nasri 6; Dzeko 8 (futbollisti i ndeshjes).