Vlerësimet e futbollistëve: Atletico – Chelsea

Atletico Madrid nuk gjeti rrugëdalje për mbrojtjen e ngjeshur të Chelseas në barazimin pa gola në Vicente Calderon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Lexoni vlerësimet e futbollistëve.

Sport

23/04/2014 00:28

Atletico Madrid luajti më mirë, por barazoi pa gola me Chelsean në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Vicente Calderon.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone pati më tepër nga iniciativa e lojës, por nuk e gjeti golin e shumëkërkuar prej tyre.

Blues rezistuan me sukses dhe morën me vete një rezultat edhe pse të barabartë, të favorshëm për ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge.

Kush ishin futbollistët më të mirë, dhe më të dobët të sfidës, na tregojnë vlerësimet.

Atletico Madrid: Thibaut Courtois 6, Diego Godin 7, Filipe Luis 6, Juan Fran 6, Miranda 6, Mario Suarez 7, Koke 6, Raul Garcia 7, Gabi 6, Diego 7, Diego Costa 5.

Chelsea: Petr Cech (pa notë për shkak të lëndimit të hershëm), Mark Schwarzer 7, Ashley Cole 5, David Luiz 6, Gary Cahill 7, John Terry 7, Cesar Azpilicueta 6, Ramires 5, Frank Lampard 5, John Obi Mikel 6, Willian 6, Fernando Torres 6.