Vlerat ushqyese të qumështit

Qumështi dhe produktet e qumështit sigurojnë sasinë e duhur të ushqyesve si kalciumi vitamina A dhe D, proteina, fosforo, magnezi, kaliumi, vitamina B12, riboflavina, niacina dhe zinku. Këto vlera ushqyese kontribojnë direkt në shëndetin e eshtërave, lëkurës dhe forcon sistemin imunitar.

Lifestyle

20/10/2017 13:17

Qumështi ndihmon në parandalimin e sëmundjeve si hipertensioni, prishja e dhëmbëve, dehidrimi, problemet e frymëmarrjes, obeziteti, osteoporoza etj.

Vlerat ushqyese të qumështit janë shumë të larta krahasuar me numrin e kalorive që përmban dhe kështu përbën një produkt ideal për ta konsumaur në baza ditore për një jetë të shëndetshme. Këto vlera mund të konsumohen njësoj duke përdorur produktet e qumështit si qumështi me shije, jogurt, kos, djath, gjizë, akullore të qumështit, gjalpë etj.

Mungesa e qumështit mund të shkaktoj anemi, osteoporozë dhe sëmundje tjera të ngjashme.

Në Kosovë ka disa përpunues të qumështit, ndërsa kryesori mbetet Qumështorja VITA, e cila që nga viti 2003 ka filluar përpunimin e qumështit, si rezultat i bashkëpunimit frytdhënës me firmën multinacionale Tetra Pak.

Vita është qumështi i parë në Kosovë, i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperaturë të lartë) dhe i paketuar me ambalazhën Tetra Pak.

Teknologjia e lartë e përdorur në paketimet e Tetra Pak siguron qëndrueshmërinë e qumështit si dhe nuk lejon përdorimin e qumështit pluhur. Ushqyeshmëria dhe shija natyrale ruhen me muaj, pa pasur nevojë për ngrirje të thellë apo ndonjë formë tjetër të ruajtjes së veçantë.

Fabrika e qumështit VITA furnizohet me qumësht të freskët nga më shumë se 160 fermerë të mëdhenj në mbarë Kosovën, të cilët vazhdimisht i ndihmon duke iu dhuruar mjete për ftohjen e qumështit dhe ngritjen e cilësisë së tij. Për më tepër, qumështorja VITA ka mbi 40 pika grumbulluese të cilat furnizohen me qumësht të freskët nga më shumë se 1000 fermerë të vegjël. Gjatë këtij procesi të përpunimit të qumështit, sigurohen të ardhura të garantuara për mijëra qytetarë për çdo vit.

Nga çdo fermë mirret mostra e qumështit që i nënshtrohet analizave kimike.

Pas analizës në fermë, bëhet transportimi i qumështit deri në fabrikë për përpunim. Sapo të arrijë në fabrikë, qumështi i nënshtrohet analizës mikrobiologjike. Gjatë tërë procesit të përpunimit, që nga mjelja e deri te paketimi, qumështi asnjëherë nuk bie në kontakt me dorën e njeriut.

Qumështorja Vita është e licensuar sipas standardeve të AUVK-së për përpunimin e qumështit. Gjithashtu është e pajisur me certifikatat ISO 22000 që është standardi më i lartë botëror për përpunimin e ushqimit.

Standardi tjetër sipas së cilit vepron qumështorja Vita është edhe HACCP, që ka të bëjë me kontrollimin e rrezikshmërisë gjatë procesit të prodhimit.

Dhe mbi të gjitha, qumështi Vita kontrollohet në baza ditore nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik.

Ka edhe përpunues tjerë të qumështit që sjellin këtë produkt ne Tetra Pak në Kosovë, por VITA mbetet përpunuesi i vetëm vendor që ofron qumësht në këtë paketim.

Duke pasur parasysh kontrollin e vazhdueshëm që e bën kjo kompani në mënyrë që qumështi të shkojë sa më cilësor tek konsumatori, na mbetet të themi – të përkrahim produktet vendore!.