Vlerat ushqyese të kumbullave

Kumbullat, të çfarëdo lloji qofshin, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit. Tani ato janë në kulmin e tyre të pikejes.

Lifestyle

06/09/2017 00:20

Kumbullat nisin që kur shfaqen të parat, jeshilet, në muajin prill, e vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Por, nëse I thani, mund t’i shijoni edhe gjatë dimrit. Përveçse të shijshme, ato kanë veti të mira e vlerat e ushqyese. Së pari përmirësojnë sistemin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar.

I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Kumbullat pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë. Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.

Si t’i thani?
Ju duhen vetëm kumbulla dhe ujë. vendosni ujin për të zier dhe shtoni më pas kumbullat. Lërini për dy minuta dhe kullojini menjëherë. Hiqni bërthamën dhe vendosini në furrë, në temperaturë të ulët (100 gradë) për 1 orë e gjysmë. Fikeni furrën dhe lërini për 30 minuta të tjera. Lërini të ftohen dhe ruajini në enë qelqi. /Lajmi.net/