“Vlera e Bitcoinit mund të bjerë deri 90 për qind” – Lajmi.net
“Vlera e Bitcoinit mund të bjerë deri 90 për qind”
Autori: Lajmi.net Auto & TekKriptovalutat 12:03, 23 January 2018
Veterani i Wall Streetit, Peter Boockvar, parashikon se një përplasje epike do të godasë tregun e kriptovalutave.

Ai nuk është i sigurt nëse rënia do të jetë e shpejtë apo e ngadaltë, por ai thotë se do të vjen.

“Kur diçka shkon në mënyrë parabolike, ajo zakonisht përfundon aty ku fillon parabola”, u shpreh ai për CNBC-në.

Boockvar pretendon se Bitcoin është në rrezik të rënies prej 90 për qind nga nivelet aktuale, duke e quajtur atë një flluskë klasike.

“Nuk do të habitem nëse gjatë vitit të ardhshëm do të shkojë deri në 1,000 deri në 3,000 dollarë”, shtoi ai.

Boockvar rënien e sheh që vjen në të njëjtën kohë kur normat e interesit rriten në të gjithë globin. Ai fajëson bankat qendrore, duke përfshirë edhe ‘Federal Reserve’ për manipulimin e kriptomonedhave për shkak të politikave të tyre që janë projektuar për të lehtësuar efektet e krizës botërore financiare.

Ai pretendon që qëndrimet e investitorëve ndaj aseteve të rrezikut do të ndryshojnë dhe se tregu i aksioneve mund të shihte dëmtimin e kolateralit, por gjithçka do të bazohej në psikologji – jo në çdo gjë që është e gabuar me ekonominë.

Fjalët kyçe: Bitcoin, kriptovaluta

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball