Vladimir Putin zyrtarisht do të rikandidojë për president – Lajmi.net
Vladimir Putin zyrtarisht do të rikandidojë për president
Autori: Lajmi.net BotaLajme 16:56, 6 December 2017
104661874-rts19pqa-vladimir-putin
104661874-rts19pqa-vladimir-putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur që do të rikandidojë për t’u rizgjedhur në krye të shtetit rus, raporton AP.

Në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, administrata e presidentit shumëvjeçar rus bëri të ditur që planifikon të rizgjidhet në këtë post, në zgjedhjet që do të mbahen më 18 mars në Rusi.

Sipas kompanive që merren me sondazhe, popullariteti i Putinit në Rusi është në masë të madhe, pasi 80 përqind të popullsisë ruse e duan atë dhe e miratojnë si lider të vendit.

Vladimir Putin ka qenë në krye të aparatit shtetëror rus në mënyrë efektive që prej vitit 2000. Ai kishte ardhur në pushtet pas dorëheqjes së Boris Yeltsin, kurse nga viti 2008 deri më 2012 kishte qenë kryeministër i vendit, para se të kthehej sërish në Presidencë  /lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Rock Wheels