Vjosa Osmani takohet me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë

Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Ambasadorin e Mbretërisë Së Bashkuar në Kosovë Ruari O’Connell.

Lajme

05/01/2018 15:32

Këtë e ka bërë të ditur Vjosa Osmani përmes rrjetit social Facebook ku ka shkruar se temë diskutimi e sotshme ishte fuqizimi i diplomacisë parlamentare si dhe hapat që duhet të ndërmerren drejt mbrojtjes dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës, si dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë, transmeton Lajmi.net.

Ky është shkrimi i Osmanit në Facebook:

“Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairí O’Connell. Diskutuam për rolin e Komisionit për Punë të Jashtme në fuqizimin e diplomacisë parlamentare, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren drejt mbrojtjes dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës dhe të raporteve me partnerët tanë ndërkombëtarë. “ /Lajmi.net/