Vjosa Osmani reagon pas anulimit të ftesës: Serbia tregoi fytyren e vërtetë anti-evropiane

Deputetja nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërheqjes së ftesës nga Kuvendi i Serbisë për pjesëmarrjen në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë.

Lajme

09/05/2018 12:43

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka deklaruar se ky vendim ka treguar fytyrën e vërtetë anti-evropiane të Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Osmanit në Facebook:

“Ne diten e Evropes, Serbia tregon fytyren e vertete anti-evropiane

Sot, edhe zyrtarisht jam njoftuar permes nje shkrese me gjuhe aspak diplomatike dhe zyrtare, per vendimin e Kuvendit te Serbise, per te terhequr ftesen per pjesemarrje ne Konferencen e organizuar nga Kryetari i Komisionit per Intergrime Evropiane te Kuvendit te Serbise, z. Nenad Canak.
Shteti i Serbise, permes ketij vendimi tregoi se sa shume ndikohet nga shovinistet dhe kriminelet e luftes si Vojislav Sheshelj. Ishin pikerisht provokimet e ketij te fundit, te cilat sollen destabilizim te raporteve edhe me shtetin e Kroacise javet e fundit.
Edhe pse ka hapur shumicen e kapitujve per anetaresim ne BE, Serbia tregon se mbetet nje shtet me vlera antievropiane dhe se gjithe te arriturat e saj drejt rruges integruese i ka fituar permes temave te Kosoves, dhe jo per shkak te meritave dhe permbushjes se standardeve. Veprime te tilla te Serbise se nuk i kontribuojne as paqes e as normalizimit te raporteve, e aq me pak rruges evropiane te Ballkanit Perendimor.”/Lajmi.net/