Vjosa Osmani përplaset me Dukagjin Goranin e Time Kadrijajn

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani dhe anëtari i këtij komisioni Dukagjin Gorani janë përplasur gjatë shqyrtimit të Raportit të Qeverisë për dialogun.

Lajme

17/10/2018 14:46

Derisa Gorani kritikonte shqyrtimin e këtij raporti duke thënë se po fliten ato gjëra të cilat dihen e që janë thënë edhe më parë.

Gorani u shpreh kundër votimit të raportit dhe rekomandimeve të komisionit. Ndërsa Osmani i tha se askush po i detyron të votojë.

Më tej Osmani e akuzoi Goranin se dikush po dëshiron të heshtë cështjen e dialogut me Serbinë, raporton zeri.info.

Osmani poashtu është përplasur me deputeten e AAK-së Time Kadrijaj pasi kjo e fundit i tha se a e ka pyetur shefin e partisë (Isa Mustafën) për t’i dhënë këto kritika për dialogun.

Ndërsa Osmani iu përgjigj duke thënë se ajo nuk funksionon në këtë formë dhe se shef e ka vetëm popullin që e ka votuar.