Vjosa Osmani: Nesër e caktojmë datën se kur shqyrtohet raporti për demarkacionin

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet nesër ku edhe d të caktohet data se kur do të shqyrtohet raporti i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin.

Lajme

19/12/2017 12:37

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani për lajmi.net.

Ajo ka treguar se ka pasur kërkesë për një kohë më shumë nga anëtarët e komisionit për ta shqyrtuar raportin.

“Nesër takohet Komisioni dhe e caktojmë datën me dakordim të të gjithë anëtareve, meçe disa kane kërkuar kohe për t’i shqyrtuar materialet. Sipas rregullores se punës, takimi i Komisionit nuk caktohet pa kaluar dy jave nga momenti i procedimit te projektligjit ne Kuvend. Megjithatë, nesër përfundimisht e caktojmë datën”, ka thënë Osmani për lajmi.net

Qeveria e Kosovës me 4 dhjetor ka proceduar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin Zi në Kuvend, bashkë me të gjeturat e Komisionit Shtetëror të kryesuar nga Shpetim Bulliqi./Lajmi.net/