Vjosa Osmani: Ata që e quanin tradhtar Ibrahim Rugovën sot i përkulen te varri

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë në Ditën e Presidentit, se shumë prej atyre që e kundërshtonin ish presidentin Ibrahim Rugova sot i përkulen te varri.

Lajme

24/05/2018 16:39

“Dita e Presidentit, e atij që e ndërtoi shtetin kur shumëkush e luftonte, e anatemonte, e quante të çmendur e tradhtar”, ka thënë Osmani përmes Facebook.

“Shumë nga të tillët sot i përkulen para varrit e mbajnë fjalime ku duan ta barazojnë kontributin e Presidentit historik për të ndërtuar shtetin me ‘kontributin’ e tyre për ta shkatërruar po këtë shtet”.

“Po tentojnë ta rishkruajnë historinë, por e kanë të kotë. Vepra e Presidentit Rugova është shkruar në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, për mos t’u fshirë kurrë”.