Vjosa e Dritoni e ‘kallin’ me këngë live në përmbyllje të fushatës

Mbrëmë paritë politike kanë përmbyllur fushatën për zgjedhjet lokale, tetor 2017.

ShowBiz

21/10/2017 15:09

Padyshim që edhe mbrëmë u zhvilluan aktivitetet zgjedhore ku partitë politike kishin përzgjedhur vendet  e caktuara se ku do ta bënin përmbylljen e fushatës, shkruan lajmi.net.

Pasi e kishin shënuar aktivitetin e fundit, disa prej anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës- LDK, festuan së bashku në një klub.

Atmosfera ishte në kulm kur Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj morën mikrofonin në duar dhe ia thanë këngës.

“Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, janë ritmet të cilat Vjosa dhe Dritoni i kënduan pranë të pranishmëve në atë vend.

Kurse, pasi këngëtarja Adelina Ismaili e pa këtë video ku këndohej kënga e saj, e emocionuar e ripostoi në llogarinë e saj me mbishkrimin “Ju dua”. /Lajmi.net/