Vjen “Varadero”, dueti më i ri Ardian Bujupi, Ozel dhe AriBeatz

Një artist shumë aktiv gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe Ardian Bujupi.

ShowBiz

24/08/2018 17:30

Këngëtari, i cili ndan karrierë mes Kosovës dhe Gjermanisë është kujdesur të sjell projekte si në gjuhën shqipe ashtu edhe atë gjermane, shkruan lajmi.net.

Sapo është publikuar një këngë e re nga Ardiani, të cilën kësaj radhe e sjell në duet me Ozel dhe AriBeatz.

Projekti titullohet “Varadero”, ndërsa këngëtari e sjell në versionin gjerman, të shoqëruar edhe me videoklip.

Kujtojmë që projekti më i suksesshëm i Ardian Bujupit gjatë kësaj vere ishte “Çika çika” në duet me Xhensila Myrtezajn. /Lajmi.net/

YouTube player