Vjen super vetura urbane Hyundai Kona (Foto)

Hyundai ka prodhuar modelin më të ri të quajtur Kona, emër ky i marrë nga një rajon në Hawaii.

Auto & Tek

09/05/2017 16:38

Dritat e para të këtij modeli urban janë shumë të holla, sa që në fillim duket si një Jeep Cherokee ose Citroen C4.

Modeli Kona thuhet se është bazuar në modelin Hyundai i20, por me motorë më të madh si të versionit i30, transmeton Lajmi.net.

Në fotografitë e vetme që i janë bërë, modeli Kona shihet se do është dyngjyrësh, trupi i veturës është ngjyrë e dhezët portokalli, ndërsa pjesa e sipërme është tërësisht e zezë.

Hyundai Kona pritet që të debutojë në muajin shtator në panairin e makinave që do të mbahet në Frankfurt./Lajmi.net/

18318956_1537295132969229_6182892439294181314_o h04ysjab1q3z