Vjen reagimi nga rektori Dema për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës

Rektorati i Universitetit të Prishtinës njofton se rektori Marjan Dema po i përcjell me shqetësim raportimet për ngacmimet seksuale në UP.

Lajme

28/03/2018 11:02

“Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, me anë të kësaj komunikate informon opinionin dhe gjithë palët e përfshira në diskutimin mbi dukurinë e ngacmimeve seksuale në UPHP, se me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e UP-së.

“Njëherësh, UP njofton se rektori Dema aktualisht gjendet në udhëtim zyrtar prej të cilit do të kthehet nesër (29/03/2018), dhe posa të kthehet do ta trajtojë këtë tematikë si dhe do të veprojë sipas nevojave” thuhet tutje në këtë komunikatë.

Ndryshe, për këtë çështje organizata të ndryshme kanë paralajmëruar aksione simbolike kundër kësaj dukurie./Lajmi.net/