Vjen reagimi i Zidanes pas humbjes befasuese të Real Madridit

Zinedine Zidane e ka komentuar humbjen e Real Madridit nga Girona.

Sport

29/10/2017 18:44

Në sfidën për xhiron e 10-të të La Ligas, Reali është mposhtur në udhëtim nga Girona 2:1.

“Në futboll vendosim detajet, goli i tyre i parë erdhi nga rivënia nga këndi dhe ne nuk ishim të përqendruar”, deklaroi fillimisht Zidane.

“E di që këtë nuk e kemi planifikuar, por tash nuk ka kthim. Do ta shohim sërish ndeshje për të parë se ku kemi dështuar”.

“Nuk pajtohem me atë se nuk kemi luajtur mirë. Lojtarët bën përpjekje të madhe, ato që ndodhën janë detaje të përqendrimit”, ka vazhduar ai.

“Sot humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas tyre. Ne e dimë se do të kemi ditë të mira dhe do të rikthemi lartë”./Lajmi.net/