Vjen reagimi i QKUK-së pas publikimit të videos që të moshuarit nuk iu ofrua ndihmë

Pak më parë është publikuar një video, teksa një i moshuar rënkon nga dhimbjet por që asnjë nga mjekët në emergjencë nuk i ka ofruar ndihmë.

Lajme

17/01/2019 22:26

Lidhur me këtë video ka reaguar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila ka bërë me dije se ambienti i Klinikës Emergjente janë të monitoruara 24 orë nga kamerat, andaj edhe do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve.

Sipas tyre nëse video vërtetohet se qytetari nuk ka marr shërbime të duhura do të merren masa.

“Ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

LEXO EDHE:

Mjekët në grevë, i moshuari në gjendje të rëndë