Vjen reagimi i parë i Trepçës ’89 (FOTO)

Ka ardhur reagimi i parë i Trepçëa ’89 pas humbjes 2:1 nga Vikingur.

Sport

27/06/2017 23:53

Skuadra nga Mitrovica pësoi humbje në debutimin ndërkombëtar duke u mposhtur nga skuadra kampione e Ishujve Faroe.

“Mbyllet ndeshja. FC Vikingur : KF Trepça’89 FC 2:1. Shpresojmë në ndeshjen e kthimit në rezultat pozitiv”, shkroi 89shi.

Ndeshja e kthimit luhet më 4 korrik në Mitrovicë në stadiumin ‘Adem Jashari’./Lajmi.net/