Salah: Jam i bindur se do të jem në Rusi për t’iu bërë krenarë të gjithëve

Lojtari më i mirë i Liverpoolit këtë sezon, Mohamed Salah, ka reaguar për herë të parë pas lëndimit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, ku skuadra e tij e u mposht 3:1.

Sport

27/05/2018 18:54

Liverpool humbi finalen e Kiev nga Real Madrid, ndërsa Salah u detyrua ta lëshoi fushën në pjesën e parë pas një lëndimi që pësoi gjatë një dueli me Ramos.

Salah në reagimin e tij të parë, shprehet i bindur se do të jetë i gatshëm për botërorin e Rusisë, duke thënë se mbështetja e madhe e tifozëve po i shndërrohet në forcë për të kaluar këtë vështirësi.

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam një luftëtar”, ka shkruar Salah.

“Pavarësisht mundësive, jam i bindur se do të jem në Rusi për t’iu bërë krenar të gjithëve. Dashuria dhe mbështetja juaj do të më japin forcën që më duhet”./Lajmi.net/