Vjen reagimi i parë i Maldinit pas rikthimit te Milani

Paolo Maldini është rikthyer te Milani, tani në një rol drejtues.

Sport

06/08/2018 08:41

Kapiteni legjendar i kësaj skuadre është angazhuar më në fund në një rol drejtues te skuadra nga ‘San Siro’.

Milan përmes një komunikate për shtyp të dielën ka njoftuar rikthimin në klub të Maldinit.

Pas kësaj, ka ardhur edhe konfirmimi i Maldinit që ka qenë i shkurtër në llogarinë e tij në Facebook.

“Kthehem në shtëpi”, ka shkruar Maldini.

50 vjeçari gjatë ditës së sotme do të prezantohet në ambientet e skuadrës së Milanit./Lajmi.net/