Vjen reagimi i Adelinës pas deklaratës së Anton Qunit (Foto)

Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti Anton Quni mbrëmë ishte mysafir në emisionin ”Kojshia Show”.

ShowBiz

29/05/2017 11:02

Në atë emision Quni foli edhe për kohën e luftës, gjatë të cilës ai ishte komandant, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kishte përdorur një taktikë interesante për t’i motivuar ushtarët gjatë luftës dhe si motiv e kishin Adelina Ismailin.

”Në atë kohë flitej se Arkani ka plane me kidnapu Adelina Ismajlin, edhe une këtë ua prezantojë ushtarëve, u thash a e keni dëgju këto që po flitet për këtë temë edhe normal që ushtarët u acarun.

Për ne ishte ikonë Adelina Ismajli, thash ne a mund t’i lejojmë vetit që një paramilitar me ardhë në mes Kosovës edhe me marrë Adelina Ismajlin, është drejtpërdrejt sulm në nderin tonë kombëtar, edhe na duhet meniher me i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe m’i dalë në ndihmë.” ka thënë Quni.

Pasi ka dëgjuar deklaratën e tij, lajmërohet Adelina e cila shkruan fjalë të mëdha për Qunin, duke e falënderuar për gjithçka.

“Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton –Adelina.” shkruan Adelina./Lajmi.net/