Vjen përgjigja e shpejtë e Liverpoolit

Liverpooli ka reaguar menjëherë duke gjetur pasuesin e Philippe Coutinho.

Sport

06/01/2018 23:36

Braziliani sot ka kompletuar transferimin te Barcelona për 160 milionë euro, për t’u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori.

E këto para, Liverpooli do t’i shfrytëzojë për të sjellë emra të mëdhenj në ‘Anfield Road’.

Pasi ka kompletuar transferimin e Virgil Van Dijk, nesër pritet që në Anfield të mbërrijë edhe ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

‘BeinSports’ raporton se Mahrez do t’i kushtojë Liverpoolit 55 milionë euro./Lajmi.net/