Vjen oferta e parë për Jose Mourinhon pas largimit nga Man Utd

Skuadra portugeze, Benfica, është e interesuar për Jose Mourinhon.

Sport

05/01/2019 08:40

Pas një pjese të parë të sezonit aspak të kënaqshme, duke mbetur shtatë pikë larg liderëve të Portos, Benfica gjatë kësaj jave ka marrë vendim për shkarimin e Rui Victoria, pas tre vite e gjysmë bashkëpunim.

Sipas ‘Record’, Benfica i ka ofruar Jose Mourinhos një kontratë deri në fund të sezonit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Benfica mund t’i ofrojë Jose Mourinho një mundësi për të rindërtuar reputacionin e tij në një mjedis më pak sfidues”, shkruan Record, për të komentuar pastaj se kthimi i tij në Portugali është disi iluzion.

Jose Mourinho karrierën si trajner e kishte filluar pikërisht te Benfica në shtator të vitit 2000, për t’u shkarkuar pas 11 ndeshjeve shkaku i problemeve me drejtuesit e klubit.

Ai pastaj vazhdoi karrierën në Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Chelsea dhe së fundi Manchester United./Lajmi.net/