Vjen nga Perëndimi në Kosovë dhe ngacmon ish-gruan, arrestohet kurbetçiu – Lajmi.net
Vjen nga Perëndimi në Kosovë dhe ngacmon ish-gruan, arrestohet kurbetçiu
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 20:51, 12 October 2017
Policia e Prizrenit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari jeton jashtë Kosovës, por disa herë ka ardhur në Kosovë dhe ka ngacmuar ish-bashkëshorten e saj, e cila tashmë e ka njoftuar policinë.

“Në orët e mbrëmjes, një viktimë e gjinisë femërore e ka thirr policinë në Prizren për t’i dalë në ndihmë pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Prizrenit.

Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor.

Fjalët kyçe: Arrestim, kurbetçiu

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2