Vjen në Shqipëri ‘Kukulla Ken’

Rodrigo Alves ka bërë aq shumë operacione plastike saqë tani quhet "Kukulla njeri".

ShowBiz

21/01/2019 09:30

Rodrigo Alves është bërë i njohur për numrin e madh të operacioneve plastike që ka realizuar, me atë të fundit ai ka bërë plot 60 operacione, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Olti Curri ka njoftuar se Rodrigo Alves do ta vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Ai ka publikuar një video të Alves, i cili konfirmon ardhjen në Tiranë pasi ta rimarrë veten pas operacionit të fundit.

“Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë po rimarr veten pas operacionit të fundit, është akoma pak e dhimbshme. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë shpejt do jem në Tiranë”, është shprehur ai.

Ndërsa, në postimin e tij, Olti ka shkruar “Djali qe i ngjan kukulles Ken fale nderhyrjeve kirurgjikale plastike, pershendet shqiptaret dhe thote se do jete se shpejti ne Tirane.
Sa gjynah (prandaj kujdes me komente te postimet e mia se i shkojne llafet ne vesh, po shyqyr e kane genjyer qe e keni komentuar per mire ?)…”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs3fLLkBAF_/