Vjen largimi i parë nga Kombëtarja e Argjentinës

Javier Mascherano ka njoftuar pensionin nga ekipi kombëtar i Argjentinës.

Sport

30/06/2018 18:26

Mesfushori veteran, pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Franca, ka deklaruar se ka ardhur koha për t’u pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Argjentina nuk arriti të kualifikohet për në çerekfinale, duke u mposhtur 4:3 nga Franca.

“Është koha për të dhënë lamtumirën në ekipi kombëtar”, ka deklaruar Mascherano.

“Çdo gjë tani ka marr fund. Tani jam një tifoz i Argjentinës”.

Mascherano për Kombëtaren e Argjentinës ka të zhvilluara 146 ndeshje dhe tri gola të shënuara./Lajmi.net/