Vjen iPhone X Plus, telefoni më i avancuar ndonjëherë i Apple (FOTO)

Gjigandi teknologjik, Apple po planifikon të lëshojë një iPhone të ri këtë vit dhe pritet të jetë një model gjigant.

Auto & Tek

27/02/2018 17:43

Telefonat e rinj pritet të godasin raftet këtë vjeshtë.

“IPhone më i madh ndonjëherë”, do të ketë një ekran 6.5 inç dhe besohet të jetë koduar me emrin “D33” brenda kompanisë, përcjell albeu.com

Fotot e reja janë publikuar gjatë fundjavës që pretendojnë të përshkruajnë ekranin gjigant të iPhone.

Fotot e para u shfaqën në forumet MacX, por u fshinë më vonë.

Thuhet se ekrani mund të përdoret për një model të ardhshëm, të quajtur iPhone X Plus.