Vjen humbja e parë për Dortmundin në Bundesligë

Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë sezone në Bundesligë.

Sport

18/12/2018 22:23

Është dashur të pritet deri në javën e 16-të, për të parë humbjen e parë të Borussia Dortmund në ‘Bundesligë’, që janë mposhtur 2:1 në udhëtim nga Fortuna Dusseldorf.

Dodi Lukebakio në minutën e 22’ shënoi për epërsinë 1:0 të skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, erdhi edhe goli i dytë për Dusseldorf. Ishte Jeam Zimmer që në minutën e 56’, shënoi për 2:0.

Borussia Dortmund krejt çka bëri deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga i inkuadruari në lojë, Paco Alcacer.

Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e 81’ të ndeshjes./Lajmi.net/