Vjen fitorja e katërt më radhë për Arsenalin

Arsenal ka vazhduar me formë të mirë në Premierligë.

Sport

23/09/2018 18:52

‘Gunners’ kanë shënuar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, duke e mundur 2:0 Evertonin në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, në minutën e 56’ shënoi për epërsinë 1:0 të Arsenal.

Nuk vonoi shumë dhe skuadra e Unay Emery gjeti edhe golin e dytë.

Ishte Pierre Emerick-Aubameyag që shënoi në minutën e 59’, për 2:0.

Pas kësaj fitore, Arsenal me 12 pikë zë vendin gjashtë, ndërsa xhiron e ardhshme pret Watfordin./Lajmi.net/