Vjen Facebook TV, quhet “Watch”

Pas shumë thashethemeve për “Facebook TV”, ai vjen vërtetë. Rrjeti social me 2 miliardë përdorues publikon “Watch”, një aneks për videot ku nxjerr episode, spektakle, ngjarje sportive që do të bëjë trampolinën dhe për prodhime origjinale.

Auto & Tek

10/08/2017 19:57

Kjo risi për momentin është për një grup të ngushtë përdoruesish në SHBA, por pas kësaj faze fillestare ky opsion do të zgjerojë zonën e vet. Një lëvizje që sfidon platforma si YouTube apo Netflix.

“Të shohësh një spektakël nuk duhet të jesh pasiv, mund të jetë rasti për të shpërndarë një eksperiencë e për të bashkuar persona që duan të njëjtat gjëra”, shpjegon Mark Zuckerberg në një postim.

Watch, shpjegon Facebook, do të jetë i aksesushëm nga të gjitha platformat e rrjetit: web, aplikacioni për telefona dhe “smart tv”. /Lajmi.net/