Vjen dorëheqja e parë në Superligën e Kosovës (FOTO)

Ka ardhur dorëheqja e parë në Vala Superligën e Kosovës këtë edicion.

Sport

23/09/2017 22:10

Është trajneri Agron Selmani që është tërhequr nga skuadra e Flamurtarit, pas startit të dobët në Superligë, ku sot u zhytën edhe më shumë me krizë, pas humbjes 4:1 nga Drencia.

Njoftimi i Agron Selmanit:

Kaluam nje kohe bashke,klubi eshte ne kriz te rezultateve, publiku kerkon me te drejt rezultate nga ne,poashtu klubi ka nevoj per ndryshime apo nje energji te re,lojtaret kane nevoj dhe ju duhet nje trajner pak ma ndryshe i cili do te sjell ndryshimin pozitiv.

Ne kete kontest me Presidentin e klubit Imer Ademi nisur nga parimi moral dhe profesional u dakorduam te nderprejm bashkepunimin me vullnet te dyanshem.

Me kete raste falenderoj te gjithe per bashkepunimin e ofruar .