Vjen “bomba” tjetër, Aubameyang në Serie A

Një verë e “nxehtë” e pret edhe Milanin këtë afat kalimtar të transferimeve.

Sport

26/05/2017 20:16

Ardhja e pronarëve të rinj, ka bërë që kuqezinjtë të kenë fonde të mjaftueshme për afrimin e lojtarëve të mëdhenj.

E njëri ndër emrat më të përfolur, mbetet sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.

Mediet në Itali raportojnë për një takim mes zyrtarëve të Milanit dhe përfaqësueseve të lojtarit.

Milan është i gatshëm t’i ofrojë deri në 80 milionë euro për 27 vjeçarin nga Gaboni, të cilit do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare, me tetë milionë euro në sezon./Lajmi.net/