Vjehrra i përgatit ëmbëlsirë, Tolgahan e quan ‘shpirt’

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman me rolet e tij në shumë telenovela turke ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

ShowBiz

21/10/2017 12:35

Por, fama e tij tek shqiptarët është rritur edhe më shumë kur ai u lidh me modelen Almeda Abazi, shkruan lajmi.net.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe tashmë jetojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Almeda në Turqi ka edhe nënën dhe motrën, të cilat kanë marrëdhënie shumë të mira me Tolgën, e këtë gjë ky i fundit e ka dëshmuar disa herë.

Në Insta-Story, Tolgahan ka postuar një foto në të cilën ka fotografuar një ëmbëlsirë trileçe të cilën nëna e Almedës, Albana ia ka përgatitur dhëndrit me rastin e realizimit të episodës 300 në gjithë karrierën e tij si personazh kryesor dhe ka përkuar me episodin e 5 të serialit ‘Perla e Zezë’ në të cilin protagonist kryesor është Tolgahan.

Ai u ndje shumë mirë për këtë gjest të vjehrrës dhe e falënderoi në gjuhën shqipe “Faleminderit shpirt, Albana”. /Lajmi.net/