Vjedhje të derivate mbi 11 mijë litra, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës dje ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lajme

12/09/2015 13:40

Sipas policisë të dyshuarit shqiptarë të Kosovës, janë arrestuar pasi janë kryer kontrollet në shtëpitë e tyre, ku edhe janë konfiskuar në cilësi të provave material rreth 11.000 litra derivate dhe katër armë zjarri, një AK-47, një M-48, një armë e cal. 7.65mm, një revole me gas dhe 32 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.