Vjedhje e rënd në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Lajme

23/03/2015 10:35

Policia njofton se një qytetar është ankuar se një person i panjohur, është futur me forcë në banesën e tij dhe ka vjedhur gjësende me vlerë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se  të dyshuar të pa njohur kane depërtuar me force në  banesën e tij , me ç’ rast  kane vjedhur: një  televizor Samsung , një  fotoaparat  Sony , 3  ore dore te femrave , një  ore dore për  meshkuj  në  vlerë rreth  1300 euro. Njësitit policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.