Vjedhin traktorin për të nxjerrë bankomatin nga muri /VIDEO

Hajdutët në Angli kanë përdorur një metodë të pazakontë për të realizuar vjedhjen e disa parave.

Bota

18/08/2018 22:22

Ata fillimisht vodhën një traktor me të cilin pastaj nxorën një bankomat nga muri i një dyqani.

Policia pranoi informatën pak pas orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, për vjedhjen e cila po kryhej në një dyqan në Fleet Street në Beaminster.

Keqbërësit që kishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, prej aty u larguan me makinën e tipit Audi.

Traktori i gjelbër u braktis në vendngjarje së bashku me një Land Rover Defender, i cili gjithashtu ishte i vjedhur.

Ende nuk është bërë e njohur shuma e të hollave që janë vjedhur.