Vjedhë artikuj të ndryshëm për ti përgatitur tortë të birit, polici ia paguan faturën (Video)

Një polic me emrin Michael Costonis nga Portsmouth në New Hampshire, ka fituar epitetin e heroit lokal kur në vend që të arrestoi një grua e cila është zënë duke vjedhur në dyqan përbërësit për gatimin e një torte, vendosë ti paguaj faturën gruas, raporton ABC News.

Fun

07/12/2015 20:14

Pasi kishte mbetur pa para, një grua kishte vendosur të vjedhë disa gjësendet me të cilat planifikonte ti bënte një torte për ditëlindje të birit të saj. Dhe duke mos dashur që ti prish djalit ditën më të lumtur të vitit, polici vendosi të dëmshpërblejë dyqanin, transmeton lajmi.net.

Dhe brenda pak minutave ky gjest i policit është shpërndarë nëpër gjithë qytetin, kurse vetë Costonis nuk ka pranuar të komentoj rastin para medieve, duke shtuar se nuk e kishte bërë këtë gjest që të fitoi vëmendjen e qytetarëve. Ndërkaq i pyetur nëse kishte vepruar drejt në lidhje me gruan e zënë duke vjedhur, ai është munduar ta arsyetojë duke thënë se fëmijët nuk duhet ndëshkuar për shkak të sjelljeve të prindërve të tyre. (lajmi.net)

YouTube player