Vjedh veturën duke mos ditur se prapa ishte ulur foshnja

Një burrë i cili dyshohet se kishte vjedhur një veturë brenda të cilës gjendej një foshnje, është filmuar duke u ndalur në një pompë të derivateve ku edhe e la foshnjën e ulur në një karrige, mbi të cilën gjithashtu kishte lënë një letër që shkruante “merreni foshnjën”.

Fun

23/03/2018 12:15

Michelle Ashby ka deklaruar për Palm Beach Post, se i kishte telefonuar policisë menjëherë kur një burrë u shfaq në pompën e derivate dhe i la një foshnje, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë ishte larguar nga pompa, kurse zëdhënësi i policisë në Palm Beach, ka njoftuar se janë vënë në kërkim të këtij burri, duke shtuar se foshnja është shëndoshë e mirë.

Ai pranoi se 30 minuta pas këtij incidenti, është shfaqur nëna e foshnjës që ishte njoftuar nga policia.