Vizitori qëlloi me armë ariun e kafazit, e bëri nga kurreshtja (Video)

Një kinez, i cili vrau ariun e zi me pushkë automatike AK-47, raportohet se e kishte bërë nga kureshtja gjatë një vizite në Myanmar.

Fun

30/12/2017 11:47

 

Sipas mediave kineze, ky burrë që qëlloi për vdekje ariun, kishte marrë leje nga zyrtarët qeveritar të Myanmarit.

Gjithashtu thuhet se ky burrë armën e kishte siguruar nga zyrtarët lokal, që nuk hezituan t’i japin dritën e gjelbër për të vrarë ariun pa kurrfarë arsye.

Ekspertët kanë arritur ta identifikojnë ariun në video si një ari i zi aziatik, që konsiderohet si një specie në zhdukje.

Ky moment rrëqethës është filmuar nga miku i vrasësit të ariut i cili kishte shkuar së bashku me të për një vizitë disa ditore në Myanmar.

Ai dëgjohet duke i bërtitur ariu në gjuhën kineze që ishte i mbyllur në kafaz: “Të thash që nuk duhet ta hapësh gojën. Nëse e bën sërish do të bëj të dorëzohesh”.  /Lajmi.net/