Viziton mikun e paralizuar në shtëpi, tenton t’i përdhunojë gruan

Ilir Kordha 52-vjeç nga Saranda është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me shtetasen S.B, 43-vjeç.

Lajme

19/10/2015 08:34

Kordha u arrestua në banesën e tij në fshatin Çukë të Ksamilit, kur sapo ishte kthyer nga vizita në shtëpinë e një shoku të paralizuar.

52 vjeçari i ofroi një vend pune në kompaninë funerale që drejtonte shtetases S.B, duke qenë se bashkëshorti i saj qëndronte i paralizuar që prej muajit janar dhe nuk ishte i aftë të punonte.

Ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe e ka shtyrë me forcë drejt banjës në momentin që zonja e shoqëronte drejt derës kryesore. Rezistenca dhe britmat e kësaj të fundit, e trembën Kordhën, i cili është larguar menjëherë nga banesa.

43-vjeçarja ka denoncuar më pas ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga Ilia Kordhën, me akuzën e ngacmimit seksual./ shqiptarja