Vizitë historike: Presidenti Nishani viziton Bujanovcin më 7 mars

Kabineti i presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani ka konfirmuar se ai do ta vizitojë Bujanovcin më 7 mars.

Lajme

21/02/2017 23:51

Kjo vizitë thuhet se do të ndodh me iniciativë të qeverisjes lokale të Bujanovcit. Këtë e ka thënë kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, i cili është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, se nuk është paraparë që presidenti i Shqipërisë të vizitojë ndonjë vend tjetër në Serbi, marrë parasysh se ftesa i është bërë nga Komuna e Bujanovcit, transmeton lajmi.net.

“E kemi marrë konfirmimin nga zyra e presidentit Bujar Nishani dhe tash presim lejen edhe nga institucionet serb të cilave tashmë ua kemi dërguar kërkesën. Nuk është paraparë që Bujar Nishani ta vizitojë Beogradi apo të takohet me ndonjë zyrtar shtetëror, por vetëm me liderët shquptarë të Luginës së Preshevës”, ka thënë Musliu.

Ai pret që institucionet serbe do të lejojnë vizitën e presidentit të Shqipërisë në Bujanovc, si dhe kjo do të jetë vizita e parë e ndonjë presidenti shqiptar në Serbi që nga viti 1948, kur aso kohe presidenti i Shqipërisë, Enver Hoxhaj pati vizituar Beogradin.

“Për shqiptarët në Luginë të Preshevës është e rëndësishme që t’i vizitojë presidenti i Shqipërisë. Kjo është mbështetje edhe moral edhe në pikëpamje tjetër. Edhe me ligj parashihet që pakicat kombëtare kanë të drejt në vizita të presidentëve të shteteve amë”, ka thënë Musliu. /Lajmi.net/