Vizita në Bruksel që do t’i kushtojë 70 mijë euro buxhetit të Kosovës

Takimi vjetor në kuadër të dialogut teknik për stabilizim-asociim midis Kosovës dhe BE-së këtë vit do të mbahet në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Lajme

17/01/2015 08:14

Delegacioni i Kosovës, i cili do të udhëtojë për herë të parë si pjesë e këtij niveli, do të përbëhet prej 65 zyrtarëve, që vijnë nga 23 institucione publike. Ky takim është planifikuar të jetë treditor, prej 26 deri më 28 janar.

Duke pasur për bazë numrin e zyrtarëve, listën e tarifave të udhëtimit jashtë vendit, si dhe biletat e udhëtimit, buxhetit të Kosovës ky udhëtim do t`i kushtojë rreth 70 mijë euro.

Sado që nuk është bërë i ditur buxheti i planifikuar për këtë vizitë, sipas tarifave, një zyrtari të shtetit vizita njëditore në Belgjikë i kushton 227 euro./Koha Ditore/