Vizita emocionale e Malalas në vendlindje

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është nisur për në Britani pas përfundimit të vizitës së saj katërditore në Pakistan, vizitë kjo e para në vendlindjen e saj që kur u qëllua nga militantët talebanë në vitin 2012.

Bota

02/04/2018 14:33

Malala, tani 20 vjeçare, udhëtoi për në Pakistan për herë të parë që kur u qëllua në kokë në autobusin e saj të shkollës nga persona të armatosur sepse ajo bëri fushatë për edukimin e vajzave, të cilat grupi ekstremist militant i kundërshton, transmeton Klan Kosova.

Malala, i cili ishte 15 vjeç në kohën e sulmit, u dërgua më pas në Angli për t’u trajtuar. Ajo mbeti atje, duke u regjistruar në Universitetin e Oxfordit në gusht 2017, kurse në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel për Paqe.

Në vendlindje, ajo bëri një vizitë të shkurtër në qytetin e saj në Luginën Veriperëndimore të Swat, si dhe u takua me kryeministrin Shahid Khaqan Abbasi.

Më poshtë pamjet nga vizita e saj:

https://www.rferl.org/a/malala-completes-homecoming-visit-pakistan/29139551.html