Vizita e parë tek gjinekologu, çdo gjë që duhet të dini

Vizita e parë tek mjeku, duhet të kryhet atëherë kur ju keni dyshime se jeni shtatëzënë, kjo nënkupton edhe takimin tuaj të parë me shërbimet mjekësore.

Lifestyle

12/01/2018 08:02

Por në çfarë kohe kryhet vizita e parë?

a më herët që të jetë e mundur, sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet, cikli menstrual ose menstruacionet), sidomos kur i keni pasur të rregullta.

Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit.

Ju duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore (konsultore), për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë.

Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?

Të nxirret në pah një histori e hollësishme familjare dhe personale.

Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit.

Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashikuar për lindje.

Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grupi i gjakut dhe Rhezusi, gjendja e veshkave, nëpërmjet analizës së urinës, pastërtia vaginale etj.).

Të raportohen në maternitet gratë, shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë./bebaime/