Vizita e papritur e Neymarit te Barcelona (FOTO)

Dashuria për Barcelonën mbetet akoma në zemrën e Neymarit.

Sport

29/10/2017 16:13

Braziliani ka shfrytëzuar ditën e lirë të dhënë nga skuadra e PSG, për të udhëtuar në Barcelonë, për të vizituar shokët te skuadra katalane.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Barcelonës, ku shkruhet se 25 vjeçari ka kaluar një ditë në qendrën stërvitore të skuadrës së tyre.

Neymar gjatë verës që shkoi, u transferua te PSG nga Barcelona për 222 milionë euro, rekord absolut ky për futbollin./Lajmi.net/