Vizita e Kerryt në Tiranë, policia blindon kryeqytetin shqiptar

Tirana po u jep 'dorën e fundit' përgatitjeve për pritjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Rrugët e kryeqytetit, duke nisur nga Aeroporti i Rinasit, janë veshur me flamujt e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur edhe planin e masave për mbarvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan.

Lajme

13/02/2016 17:01

 

Nga  ora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të drekës, do të këtë kufizime të segmenteve që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, raporton top channel.

“Të bllokuar do të jenë dhe aksi rrugor sheshi Skënderbej- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” dhe rrugët lidhëse me to. Gjitahshtu dhe rruga “Teodor Keko”, e njohur si Unaza e Re- Fabrika e Miellit- Bulevardi “Bajram Curri”- nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit. Aks tjetër i bllokuar është ai i bulevardit “Zogu i Parë” nga ministria e Drejtësisë deri tek sheshi “Skënderbej”. Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e Trenit”, njofton Policia e Shtetit.

Më shumë se 1500 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Kerry, përfshirë edhe gardën e republikës dhe shërbimet inteligjente. Po ashtu për patrrullimin nga ajri, në dispozicion do të jetë edhe një helikopterë i ushtrisë, ashtu si në vizitat e zyrtarëve të lartë të kohëve të fundit, si kancelarja Merkel apo kryeministri serb Vuçiç./lajmi.net